Fillon protesta e thirrur kundër Asociacionit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon protesta e thirrur kundër Asociacionit

NULL NULL
31.01.2023 12:36

Ka filluar protesta e dhjetëra qytetarëve të thirrur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja në qendër të Prishtinës. Me pankarta në duar ata janë drejtuar drejt ndërtesës së qeverisë.

Mirëpo, ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve kanë parrullat e shkruara me gabime drejtshkrimore, si: “Në emerë të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe”, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Kjo protestë po mbahet, ndërkohë që në Ambasadën Amerikane u mbajt takimi me përfaqësues të lidershipit dhe opozitës dhe shoqërisë civile për të diskutuar hapat e procesit për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.