Fillon pastrimi i Liqenit Akumulues në Mitrovicë NULL NULL 06.06.2020 16:23 06.06.2020 16:23 Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të zhvillohet aksioni për pastrimin e Liqenit Akumulues të lumit Ibër, në Suhadoll të Mitrovicës. Ky aksion është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) “Ibri”, dhe KRM “UNITETI”, në të cilin janë bashkangjitur edhe kompanitë “Ambienti”, “Euro Ndërtimi”, Klubi i zhytjes “Trepça” dhe një numër simbolik i qytetarëve vullnetarë, njofton Klan Kosova Bahtiri u shpreh tejet falënderues nga Shoqata e Peshkatarëve, KRM “UNITETI”, kompanitë tjera në fjalë dhe të gjithë qytetarët tjerë të cilët i’u bashkangjitën këtij aksioni, me qëllim që të pastrohen hapësirat ujore nga barishtet. “Po ashtu Bahtiri bën të ditur se ky aksion është zhvilluar nga vullneti i mirë i përbashkët, dhe se në programin e tij qeverisës ka paraparë edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtij Liqeni, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është bërë e pamundur shpallja e tenderit për blerjen e makinës adekuate për pastrimin e Liqenit. Dhe për këtë gjë Komuna ka ndarë mjetet e nevojshme, me ç’ rast shumë shpejt do të pajisemi me këtë makinë, dhe do të kemi një liqen mjaft të pastërt” thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë