13:31, 15 Korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka përcjellë për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, që gurthemeli iu vendos në vitin 2012.

Ai uroi të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, që sipas tij, është më se e nevojshme dhe e shumëpritur për gjithë besimtarët, njofton Klan Kosova.

“Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Myfitu Naim ef. Tërnava përcjell nga afër fillimin e punës për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai uroj të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët.Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës.

Publiée par Bashkësia Islame e Kosovës sur Mercredi 15 juillet 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë