12:54, 22 Maj 2019

Ka filluar edicioni i dytë i festivalit të artit dhe arkitekturës në kolegjin AAB.

Ky edicion do të zgjasë nga 22 deri më 24 maj 2019 dhe do të sjellë risi në përmbajtjen e tij, ndërsa do të prezantohet krijimtaria njëvjeçare e studentëve të të gjitha fushave: pikturë, dizajn grafik, dizajn mode, arkitekturë, enterier, produksion filmik e muzikë, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës së sotme do të ketë program artistik të studentëve të Fakultetit të Muzikologjisë, të cilët do të performojnë vepra të ndryshme muzikore individuale e grupore, në këndim e instrumente.

Ndërsa do të ketë edhe një prezantim të Korit të studentëve të Kolegjit AAB me një varg numrash muzikorë.

Po ashtu, këtë ditë do të hapet ekspozita kolektive e studentëve, ku do të prezantohen dhjetëra punim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë