Fillon asfaltimi i mbi 20 rrugëve në Komogllavë të Ferizajt NULL NULL 06.09.2018 12:52 06.09.2018 12:52 Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi ka inspektuar punimet që po kryhen në asfaltimin e rrugëve të fshatit Komogllavë, Aliu tha se ky investim do t’i kthej rëndësinë dhe qarkullueshmërinë kësaj zonë, që është ndër zonat më të bukura dhe të pasura me drunj dekorativ. Nga ana e tij , drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi,projekti në asfaltimin e rrugëve në Komogllavë kap vlerën e rreth 380 mijë euro ku do të bëhet asfaltimi i mbi njëzetë rrugëve atje. ” Sot po fillojmë në rrugën “Mulla Ademi” e cila ka një gjatësi prej 880 metra dhe gjerësi 4.5 metër. Në ditët në vijim do të vazhdohet asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në këtë fshat. Për fshatin Komogllavë, përveç këtyre rrugëve që i kemi paraparë në projektin e këtij viti, gjithashtu në buxhetin e vitit 2019, kemi paraparë edhe një projekt të ri për rrugët e fshatit Komogllavë dhe besoj që me atë projekt do të përmbyllen të gjitha rrugët e fshatit Komogllavë dhe nuk do të mbetet pa u asfaltuar asnjë rrugë më në fshatin Komogllavë pas përfundimit të këtij projekti të cilin e kemi paraparë në vitin e ardhshëm” tha ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë