Fillon aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” (VIDEO) NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Nxënësit kosovarë sot u bënë pjesë e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, bashkë me disa organizata të tjera për pastrimin e mbeturinave anembanë vendit. Në ndihmë u dolën edhe pjesëtarët e FSK-së me mjetet e tyre, transmeton Klan Kosova. Për ta mbështetur këtë iniciativë në terren u pa edhe Ministri i Ambientit, Ferid Agani, i cili e vlerësoi shumë veprimin që po bëjnë të gjithë pjesëmarrësit për pastrimin e Kosovës. Për një javë sa do të zgjasë fushata, organizatorët pretendojnë t’i pastrojnë rreth 350 deponi të mbeturinave. Ky aksion u zhvillua dhe do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Kronikë e realizuar nga gazetari Rilind Matoshi. klankosova.tv