Fillojnë punimet për autostradë pa u informuar hanelezasit (VIDEO) NULL NULL 16.10.2015 20:25 16.10.2015 20:25 Duan përgjigje dhe duan të dinë se çka po bëhet në tokat e tyre. Banorët e fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit janë alarmuar kur kanë parë eskavatorët duke mihur tokat e tyre. Edhe pse janë në dijeni se autostrada e re Prishtinë – Shkup, mund t’i bie këtej, ata nuk i lajmërojë askush se puna po fillon. Të mosinformuar për fillimin e punimeve në këtë zonë, janë edhe qeveria lokale. Përfaqësuesit e kompanisë Bektel Enka, që do ta realizojnë projektin e autostradës, kanë kërkuar falje për fillimin e punëve pa i lajmëruar banorët. Ata madje i ftuan fshatarët që të shohin edhe projektin. Të kontaktuar nga Klan Kosova zyrtarët për media nga kjo kompani thanë se tani janë duke u bërë vetëm shpimet gjeologjike, për të njohur specifikat e tokës, gjë e cila kërkohet domosdoshmërish para se të fillojë së realizuari projekti. Meqë akoma nuk dihet saktë se nëpër cilat prona do të kaloj autostrada, banorët po kërkojnë kompensim për këto që janë bërë në këtë fazë. Kjo sepse dikujt ka rrezik t’i rrëzohet edhe shtëpia thonë ata. Ndryshe, fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Shkup planifikohet të filloi pas 6 muajsh në këtë zonë, pothuajse në kufi me Maqedoninë. Kronikë e Blerta Ahmetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 22 orë më parë