Lajmet e fundit
Detaje të reja kanë dalë lidhur me rastin e një të burgosuri në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i cili dyshohet se u rrah dhe më pas u dhunua nga tre persona të tjerë.
Sipas raportimit të gazetarit Valdrin Daci në emisionin “Ora 7”, rasti është konfirmuar nga Policia, Prokuroria dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë. I burgosuri ka marrë trajtim mjekësor në spital pas incidentit.
Pas trajtimit, ai është liruar nga spitali dhe është kthyer në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku po vazhdon të vuajë dënimin.
Për rastin, Prokuroria ka hapur hetim për veprën penale “dhunim”./Klankosova.tv