Fillim i ngarkuar i Gjykatës Komerciale (VIDEO) NULL NULL 04/08/2022 04/08/2022 Bartja nga një sirtar në tjetrin nuk e zgjidhi këtë rast që nga 2008-ta. Epilogun, kjo lëndë që është kontest ekonomik, do ta marrë shumë shpejt, nga Gjykata Komerciale. Institucionit më të ri të drejtësisë në vend, që nisi punën në krye të kësaj jave, i janë transferuar rreth 8 mijë raste tjera konflikte administrative dhe konteste tregtare. Kjo i bie se 10 gjyqtarëve të parë, 6 në shkallë të parë e 4 në të dytën, i ndahen nga 1125 dhe 335 lëndë secilit. Krahas të rejave. Përveç stafit, që do të plotësohet me konkursin që u hap po këtë të mërkurë, sfidë Komercialja ka edhe hapësirat. Zyrat janë vendosur në katin e 4 të Themelores, përkohësisht. Nisja e punës, megjithatë, sipas kryetarit të Komerciales, Mahir Tutuli, nisi për të mos i lënë qytetarët të presin më gjatë, përfshirë lëndët e investitorëve të huaj, që nuk janë pak. Nga të huajt, përveç lëndëve, Gjykata do të marr edhe praktika. Por kërkohet zgjidhje edhe për një çështje. Seancat e para në Dhomat e Shkallës së Parë pritet të mbahen gjatë shtatorit, derisa ato të Apelit veçse shqyrtohen së brendshmi.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 29 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 34 minuta më parë