Filipinet goditen nga një tërmet me magnitudë 7.5, shkakton paralajmërime për cunami NULL NULL 02.12.2023 22:42 02.12.2023 22:42 Tërmet Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi Mindanaon në Filipinet jugore të shtunën vonë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në vend dhe në Japoni, megjithëse një agjenci amerikane tha se rreziku i valëve të mëdha kishte kaluar. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila fillimisht paralajmëroi për valë deri në tri metra mbi nivelin e zakonshëm të baticës së lartë, më vonë tha se nuk kishte më një kërcënim cunami. Evakuimet po vazhdonin në Filipine, ku nuk kishte raporte fillestare për dëme të konsiderueshme të valëve ose viktima, pavarësisht nga pasgoditjet e vazhdueshme, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, Phivolcs, pohoi se rreziku i një cunami mbetet. Raymark Gentallan, shefi i policisë lokale të qytetit bregdetar Hinatuan pranë epiqendrës së tërmetit, i cili ka një popullsi prej rreth 44 mijë banorësh, tha se energjia është ndërprerë që nga goditja e tërmetit, por ekipet e reagimit ndaj katastrofave nuk kishin monitoruar ende viktima apo dëme. “Ne po evakuojmë njerëzit larg zonave bregdetare”, i tha ai Reuters. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025