16:52, 26 Mars 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se që nga java e ardhshme atje do të realizohen testime mobile në vende ku dyshohet për pacient të infektuar me Covid-19.

“Nga java e ardhshme do të jemi gati dhe do të realizojmë edhe testime mobile. Këto ditë kemi realizuar përgatitje. Sot dhe nesër, si dhe gjatë vikendit do të selektohen grupe më të mëdha, sipas mendimit të epidemiologëve në zona dhe qytete ku mendojmë se duhet të aplikohet kjo masë”-pohoi Filipçe, duke shtuar se javës tjetër pritet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste tjera.

Ministri njoftoi se mjekët nga Klinika Infektive e Shkupit kanë vizituar Spitalin e Kumanovës për të dhënë instrukcione shtesë, dhe se Kumanova do të jetë vendi i parë ku do të aplikohet testimi mobil marrë parasysh se tashmë ka të infektuar asimptomatik./alsatm/

Konkurs Pune

Lexo më shumë