Filharmonia e Kosovës sonte mban koncert në Zvicër NULL NULL 12.03.2025 09:34 12.03.2025 09:34 Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, sonte do të mbajë koncert në Casino Bern, të Zvicrës, në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier, ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra të disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te perlat e literaturës klasike botërore, transmeton Klankosova.tv. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë, sopranoja kosovare Besa Llugiqi dhe saksofonisti rus Vitaly Vatulya. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 7 minuta më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 4 orë më parë