Lajmet e fundit

Filharmonia e Kosovës, sonte hap sezonin koncertal 2026/2027 me një koncert madhështor, ku muzika do ta shndërrojë skenën në një udhëtim ndërplanetar përmes veprës monumentale “The Planets” të kompozitorit britanik Gustav Holst.
Koncerti do të mbahet, nga ora 19:30, në Klan Arena në Prishtinë, duke sjellë në skenë një formacion të zgjeruar prej 110 muzikantësh.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë së bashku me instrumentistë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Holanda, ndërsa pjesë e koncertit do të jetë edhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës. Në krye të këtij formacioni të madh do të jetë dirigjenti Gregory Charette, i cili është njëherësh edhe dirigjenti kryesor mysafir i sezonit 2026/2027./KlanKosova.tv