FIFA ua ndalon transmetuesve të ndeshjeve që të fokusojnë vashat “hot” në kamera NULL NULL 12.07.2018 14:45 12.07.2018 14:45 Transmetuesit e ndeshjeve të futbollit janë urdhëruar nga FIFA që të mos i fokusojnë në kamera “femrat tërheqëse” gjatë ndeshjeve të futbollit në turmën e shikuesve, njofton BBC. Federico Addiechi nga FIFA ka thënë se kështu ndihmohet të largohet seksizmi nga Kupa e Botës. “E kemi bërë me transmetues individualisht dhe e kemi bërë me transmetuesin tonë qendror”, ka thënë ai. Grupi i anti-diskriminimit ka thënë se seksizmi ka qenë problemi më i madh në Rusia 2018. Ata i kanë monitoruar rasatet dhe kanë thënë se e kanë vërejtur mbi 30 herë këtë problem. Para se të fillonte kampionati shqetësimet më të mëdha kanë qenë homofobia dhe racizmi, por nga FIFA thonë se seksizmi doli të jetë problemi më i madh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.