FIFA publikon renditjen e re të Kombëtareve, pas ndeshjeve të luajtura në muajin mars NULL NULL nga Jon Ajeti 07.04.2021 18:14 nga Jon Ajeti 07.04.2021 18:14 Pas 3 ndeshjeve te zhvilluara gjatë ketij muaji, ku Kosova pësoi dy humbje nga Suedia e Spanja dhe fitoi miqësoren ndaj Lituanise, “Dardanët” kanë humbur tre pozicione dhe rënditën në vendin e 120 sipas FIFA-s. Kjo duke mbajtur prapa Taxhikistanin, Zelandën e Re dhe Sudanin, njofton Klan Kosova. Ndërkaq Shqipëria mbetet në të njëjtin pozicion pas dy fitoreve të arritura ndaj Andorrës dhe San Marinos, e bashkuar kjo me humbjen ndaj Anglisë. “Kuqezinjtë” janë në vendin e 66 në botë duke mos ndryshuar në pozitën. E në top 10shën se parë të kombëtareve, prinë Belgjika, e pas tyre me rradhe jane te renditura Franca, Brazili, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Argjentina, Uruguaji dhe Danimarka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.