FIFA po heton transferin e Mangalas në City - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FIFA po heton transferin e Mangalas në City

NULL NULL
14/10/2015

FIFA ka filluar hetimet mbi tranferimin e Eliaquim Mangalas nga Porto në Manchester City në gusht të vitit 2014.

24 vjeçari ishte bashkuar me Manchester City për një shumë që konsiderohet të jetë 32 milionë funte e që do të zgjasë 5 vjet.

Mirëpo ardhja e francezit në Manchester City do të hetohet që të zbulohet nëse janë thyer rregullat e pronësisë së palës së tretë në atë kohë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Raporti i FIFA0s thotë se nën hetim është Porto dhe jo Manchester City.

Para se të vinte në Porto, Mangala e ka filluar karrierën e tij në Standard Liege në vitin 2008, duke e fituar garën që në sezonin e tij të parë.