FIFA mirëpret arrestimet, Blatter nuk është i përfshirë NULL NULL 27/05/2015 27/05/2015 Drejtori për komunikim me media në FIFA, Walter di Gregorio, ka mbajtur një konferencë lidhur me arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s. “Ky proces është më se i mirëseardhur dhe është iniciuar nga tetori i vitit të kaluar”. Gregorio nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve duke shtuar se askush nuk ka të drejtë që t’i trajtojë si fajtorë pasi ata janë vetëm të dyshuar, e jo të dënuar. “Duhet pritur deri kur te fillojnë punimet e procesit zgjedhir që të shohim të gjithë se kush është prezent dhe kush jo”. Edhe pse hetimet i ka konsideruar si të mirëpritura, ai ka thënë se ato janë bërë në një moment jo të duhur, kur pritet të mbahet Kongresi i 65-të zgjedhor i FIFA-së. “Pavarësisht kësaj, Kongresi do të fillojë punimet sipas orarit të paraparë dhe Sepp Blatter nuk është i involvuar në këto raste”. “Si mund të jetë Blatter i relaksuar tash?! Edhe ai është i brengosur natyrisht, nuk është duke vallëzuar në dhomën e tij”, transmeton Klan Kosova. “Ai ka parë çfarë ka ndodhur, edhe për të është shqetësuese, sidomos pse kjo ndodhi tani”. I pyetur a do të jetë ky rast për tërheqjen e kandidaturës së Blatter, Gregorio është shprehur: “Ai nuk është i involvuar”. “Nëse shumica e 209 anëtarëve që marrin pjesë në Kongres e votojnë, Blatter do të jetë edhe për katër vitet e ardhshme në krye të UEFA-së”, transmeton Klan Kosova.
Kosova Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën 5 minuta më parë
Kosova Begaj: Liberalizimi i vizave për kosovarët është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që duhet ta gëzojnë 20 minuta më parë