FIFA ia ndan çmimin e golit më të mirë futbollistit me këmbë të amputuar (VIDEO) NULL NULL 27.02.2023 22:07 27.02.2023 22:07 Çmimi Pushkash i FIFA-së që jepet për golin më të mirë të vitit i është ndarë Marcin Oleksyt, futbollistit polak me këmbë të amputuar. Më 6 nëntor të vitit të kaluar, Oleksy e kishte shënuar një gol të mrekullueshëm gërshërë për Warta Poznanin kundër Stal Rzeszowit. Oleksy e kishte humbur këmbën në moshën 23-vjeçare teksa punonte si shtrues rrugës, dhe një makinë kishte rënë në këmbët e tij, duke e detyruar heqjen e njërës prej tyre. Mirëpo më 2019 ai i ishte kthyer futbollit për lojtarë me amputime.