“FIFA” dhe “EA Sports” i ndajnë rrugët, si do të quhet loja e re e futbollit? NULL NULL 10.05.2022 19:55 10.05.2022 19:55 Nuk do të ketë më lojë të futbollit të njohur si “FIFA”. Kjo pasi kompania e lojërave elektronike “EA Sports” ka dështuar ta marrë licencën nga shtëpia më e madhe e futbollit. Loja e re e kësaj kompanie do të prezantohet gjatë vitit 2023 e quajtur “EA Sports FC”. EA e ka prodhuar lojën FIFA për gati 30 vjet, por tani Federatës Botërore të Futbollit i duhet ta gjejë një bashkëpunëtor përtej kompanisë së lojërave elektronike. Shefi i EA Sports, Andrew Wilson, e ka falënderuar FIFA-n për bashkëpunimin shumëvjeçar. “Ne jemi mirënjohës për partneritetin tonë shumëvjeçar të shkëlqyer me FIFA-n”. “E ardhmja e futbollit global është shumë e ndritshme. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të vendosur ‘EA SPORTS FC’ në zemër të sportit dhe për të sjellë përvoja edhe më inovative dhe autentike për rritjen e audiencës në futboll”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.