Fier, 23 vjeçari gjendet i mbytur në rrugë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fier, 23 vjeçari gjendet i mbytur në rrugë

NULL NULL
12/08/2019

Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, shtetasi F.S., është gjetur pa shenja jete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Top Channel/