16:40, 10 Shtator 2019

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), që edhe në verën e ardhshme do të jetë pjesëmarrëse me gjashtë përfaqësuese të reja në garat europiane.

Pesë përfaqësuese do të jenë në Divizionin B dhe një në atë C, njofton Klan Kosova.

“FIBA gjithashtu e ka ftuar FBK-në që të aplikojë për organizimin e një Europiani. Për të gjitha këto pritet që shumë shpejt të vendosë Bordi i FBK-së, se me cilat Përfaqësuese do të garojmë, si dhe a do të kandidojmë për organizimin e Kampionati tjetër në Prishtinë”.

“Kujtojmë se vitin e kaluar në Kosovë ishte organizuar Kampionati Europian, Divizioni C për meshkuj U18, ku kishte triumfuar Kosova, derisa në muajin gusht të këtij viti u organizua Kampionati Europian, Divizioni B, për femra U20”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë