FIBA 3×3 Women’s Series për herë të parë në Prishtinë NULL NULL 05.05.2023 18:39 05.05.2023 18:39 Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqire e disa ngjarjeve madhore në basketbollin ndërkombëtar. Një ndër to do të jetë edhe FIBA 3×3 Women’s Series, që është edicioni i katërt, ndërsa hera e parë në Prishtinë. Organizator është 3×3 Prishtina, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo ngjarje organizohet më 14/15 korrik, ndërsa shpërblimi në total është 1 milion dollarë nga të gjitha organizimet. Në përgjithësi do të zhvillohet në 23 qytete anembanë botës, ndërsa fillon nesër në Wuhan të Kinës, për të përfunduar në Mongoli në shtator. FIBA 3×3 Women’s Series është një nga ngjarjet më profesionale në basketbollin 3×3 për femrat.