FFK: Sistemi për blerjen e biletave është më efikasi, përdoret në të gjithë botën NULL NULL 12.11.2019 18:20 12.11.2019 18:20 Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur lidhur me problemet që ka pasur sot sistemi elektronik i blerjes së biletave. Ademi tha se nuk ka pasur ndonjë problem, por rregullat e blerjes janë të tilla. “Nuk e kam ndonjë njoftim. Nuk ka qenë ndonjë problem i madh. Sistemi është ashtu i realizuar. Janë tri faza të blerjes së biletës. P.sh., dikush mund të klikojë mbi tri karriga, ndodhë se janë të zëna. Nëse blerësi është nga Amerika atëherë i duhen 48 orë që të dhënat të kthehen në sistem, nëse është nga Evropa më pak. Faza e tretë është pranimi i të dhënave me kartelat bankare. Nëse pranohen të dhënat ju keni blerë një biletë”. Kreu i FFK-së theksoi se nuk mendon se duhet ndonjë pëmirësim në sistem. Zgjidhjen e problemit ai e sheh tek zgjerimi i hapësirave të stadiumit. “Ky është sistem shumë efikas që përdoret në të gjithë botën. Këtë sistem e kemi marrë si dhuratë nga UEFA. Ndoshta zgjidhja e problemit mund të bëhet me zgjerimin e hapësirave. Këtu duhet të kemi parasysh edhe ndarjen e biletave. 1 mijë bileta për Dardanët, mysafirët i kanë marrë poashtu 1 mijë bileta “. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë