Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK fillon bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve sportive ‘ERREA’

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 23.02.2023 12:11

Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “ERREA”.

Sikurse edhe për shumë federata tjera të vogla në zhvillim, edhe bashkëpunimin e FFK-së me brendin e njohur “ERREA” e ka ndërmjetësuar UEFA, ashtu siç ka bërë edhe me Andorrën, Bjellorusinë, Qipron, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maltën, San Marinon e Kazakistanin.

Partneriteti disavjeçar i UEFA-s me kompaninë “ERREA” e ka bërë më të lehtë negocimin e Kosovës, për të lidhur këtë marrëveshje, e cila do të jetë me kohëzgjatje deri në vitin 2026.

Veshjet dhe pajisjet tjera sportive të  “ERREA”-s i plotësojnë standardet më të larta të dizajnit, cilësisë dhe komoditetit , e gjithashtu pasqyrojnë një identitet të fortë kombëtar.

Marrëveshja përfshinë furnizimin trevjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipeve tona kombëtare në futboll.

Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.