Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali veror i librit, Durrësi shndërrohet për pesë ditë në një “det me libra”

NULL NULL
18.08.2022 15:51

Ka nisur rrugëtimin Festivali veror i Librit në Durrës. Më shumë se 30 botues do të prezantojnë në stendat e tyre titujt e rinj, por festivali premton takime letrare jo vetëm me autorët, përkthyesit dhe botuesit. Eventet përfshijnë edhe teatrin, artin vizual dhe muzikën.

“Një det me libra” është motoja e festivalit më të ri letrar që ka marrë jetë në qytetin e Durrësit. Deri më 21 gusht, shëtitorja Taulantja por edhe pikëtakime të tjera në qytet kthehen në një arenë të madhe feste për librin!

Festivali veror i librit në Durrës që ka bërë bashkë Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Bashkinë e Durrësit, Ministrinë e Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore e librore, që do të bëjë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, studiues, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera të fushës së letrave që kanë një qëllim të vetëm: të nxisë dashurinë për librin e leximin, veçanërisht te të rinjtë.

35 shtëpi botuese dhe më tepër se 30 aktivitete të kulturës do të mbahen në pika strategjike të qytetit, si: shëtitorja Taulantia, Amfiteatri Romak, Muri i Kalasë e destinacione të tjera që njihen për takimet me librin./a2news

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.