Festivali i letërsisë – Polip hapet sot NULL NULL 10.05.2019 08:25 10.05.2019 08:25 Edicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – Polip fillon sot nga ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë. Në këtë edicion të Polip do të marrin pjesë rreth 40 shkrimtarë e artistë të romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës. Ndër mysafirët e shumtë, sivjet do të vijnë edhe: Besnik Mustafaj nga Shqipëria, Sreten Ugricic nga Serbia, Tom Kaczynski nga Amerika, Lindita Ahmeti nga Maqedonia, Tanja Raich nga Austria, Olga Grjasnowa nga Azerbajxhani e shumë të tjerë. Festivali Polip sivjet i mbush dhjetë vjet që nga edicioni i parë në 2010, i organizuar nga dy grupe të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina. Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë