Festivali i këngës, 30 materiale muzikore në garë për Eurovizionin NULL NULL 11.12.2024 08:38 11.12.2024 08:38 Festivali i këngës këtë vit do të ketë një fitues, atë dhe të vetmin që do të shkojë si përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion. 30 materiale muzikore garojnë këtë edicion të 63-të të festivalit. Këngët u publikuan vetëm pak ditë më parë me një koncept vizual shumë modern nga regjisori i festivalit Redi Treni, i cili tregon që edhe skenografia do të flasë me të njëjtën gjuhë artistike. Paralelisht me zhvillimet politike të Shqipërisë ecën edhe festivali i këngës këtë vit. Njëlloj hyn si koncept edhe vota e diasporës. Një rëndësi të veçantë do i kushtohet teksteve të këngës. Madje, këtë festival do të ketë edhe një çmim për vargjet më të bukura. Nata e tretë mendohet të jetë një retrospektivë muzikore, njëlloj si rikthimi i Ornela Bregut si prezantuese, që ngjitet në skenë bashkë me Enkel Demin. Një nga detajet e tjera të festivalit është edhe një kënd i moderuar nga Dalina Buzi gjatë 4 netëve të festivalit, nga data 19 e deri më 22 dhjetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.