Festivali i filmit studentor “UPward” fillon sot në Prishtinë NULL NULL 08.07.2025 13:00 08.07.2025 13:00 Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward”, i cili organizohet nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, fillon sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ky festival mbahet nga data 8-11 korrik në kuadër të edicionit të 25-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë katër ditëve të festivalit do të ketë panele diskutimi, workshope që fokusohen në shkrimin e skenarëve me kreativitet e bashkëpunim, si dhe shfaqje të filmave të shkurtër të studentëve, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.