Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali FemArt nis sonte me Shkodrën Elektronike

NULL NULL
16.06.2025 11:30

Edicioni i 13-të i festivalit FemArt nis sonte me një mbrëmje elektrizuese nga Shkodra Elektronike, e përbërë nga dyshja unike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të cilët sjellin magjinë, sharmin, dhe energjinë e “Zjerm” në këtë festival, duke festuar njëherësh Ditët e Çlirimit të Prishtinës.

Nga sot e deri më 21 qershor, Prishtina shndërrohet në altar të artit, aktivizmit feminist dhe çlirimit të mendjes, transmeton klankosova.tv.

Me moton “Çliroje mendjen” tregohet se çlirimi nuk është arratisje. Është guxim! Të çlirosh mendjen është të shohësh qartë. Të zhveshësh frikën. Të dëgjosh veten përtej zhurmës së botës. Është përballje me demonët që kanë zënë qoshet e mendjes dhe shpirtit tonë.

Heshtjet rëndojnë më shumë se zinxhirët. Plagët bëhen gurë, e gurët mure. E çlirimi është guximi e forca për të rrënuar këto mure.

Mendja është fushë betejë. Është strehë. Është altar i të vërtetës sonë. Në FemArt ne zgjedhim të mos luftojmë me veten, por ta njohim atë.

Ta shërojmë, e ta lëmë të vallëzojë. Kur mendja çlirohet, trupi e ndjek. Jeta merr frymë, e arti bëhet pishtar i çlirimit-thuhet në njoftim.

Në këtë edicion të 13-të të FemArt nuk qendërzohet vetëm arti dhe aktivizmi, por edhe shëndeti mendor si akti më i thellë i çlirimit.

Kur mendja çlirohet, shpirti gjen paqen dhe jeta rilind.

Ndaj, për gjashtë ditë me radhë, FEMART bëhet një hapësirë e çlirimit për të krijuar, përkujdesur, dashuruar, e për t’u shëruar me guxim të palëkundur, transmeton klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.