Festivali “Anadrinia Jehon” sivjet mbahet në maj NULL NULL 13.03.2025 10:34 13.03.2025 10:34 Edicioni i 24-të, i festivalit “Anadrinia Jehon” 2025, mbahet në datat 11, 12 dhe13 maj, në Dejnë të Rahovecit, festival ky që për çdo vit mbledh njerëz nga zona të ndryshme për të festuar. Ky festival i dedikohet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe artistike të komunitetit shqiptar. “Anadrinia Jehon” ka si qëllim të krijojë një hapësirë ku artistët dhe pjesëmarrësit mund të shprehin vlerat kulturore, të pasurojnë traditat dhe të sjellin para publikut artin dhe kulturën që ka një rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar. Infrastruktura e Festivalit “Anadrinia Jehon” është një komponent kyç që mundëson zhvillimin e suksesshëm të aktivitetit dhe siguron një përvojë të kënaqshme për pjesëmarrësit dhe vizitorët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 42 minuta më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 4 orë më parë