Festë në shtëpinë e Ryva Kajtazit NULL NULL 03.04.2025 12:37 03.04.2025 12:37 Sot ka festë në shtëpinë e Ryva Kajtazit. Vajza e saj, Dorela, feston ditëlindjen. Këngëtarja ndau një fotografi krah saj në Instagram dhe shkroi fjalë zemre për fëmijën që ia dha epitetin nënë. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime. Uroj që ky vit të jetë plot me dashuri, lumturi dhe suksese. Shpresoj që gjithmonë të rritesh e fortë, e mençur dhe e lumtur, dhe të arrish çdo ëndërr që ke. Ti je drita e jetës sime dhe gjithmonë do të kem këtu për ty, për çdo hap që bën. Të dua pafund”, ka shkruar Kajtazi, njofton Klankosova.tv. Pos Dorelës, Ryva është nënë edhe e një djali i cili quhet Fron. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Justin Bieber flet për gjendjen e tij emocionale, këshillohet nga fansat të largohen nga LA 17/06/2025