Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin më shumë Turqinë

NULL NULL
28.11.2024 19:31
Nje numer i qytetareve ne Shqiperi duke e festuar 28 Nentorin
Nje numer i qytetareve ne Shqiperi duke e festuar 28 Nentorin. Foto: A2CNN

Shqipëria feston sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, 112 vjetorin e pavarësisë. Tradita kërkon që gjithsecili brenda apo jashtë vendit sadopak. Po ku po preferojnë më shumë shqiptarët të kalojnë këto ditë festash?

28 dhe 29 Nëntori janë festa kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë janë paketat e leverdishme por dhe mundësia e disa ditëve pushim, që i lejon shqiptarët të planifikojnë përtej trojeve.

Me paketa që arrijnë deri në 500 euro shqiptarët i kanë kryer rezervimet mesatarisht për 4 ditë, të përqendruara kryesisht në Turqi.

“Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Evropa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, agjente turistike.

Agjentët turistik tregojnë se ata qytetar të cilët nuk kanë patur mundësinë të udhëtojnë jashtë ka zgjedhur vende të ndryshme brenda Shqipërisë. Ndërsa rezervimet janë kryer më së shumti individuale.

“Interesi krahasuar me vjet ka qenë më i madh. Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, theksoi Zani.

Ndërsa shqiptarët e Shqipërisë largohen nga vendi për festat e çlirimit dhe pavarësisë, shqiptarët e Kosovës i rrinë sërish besnikë, edhe me një vizitë dyditore në qytetin e flamurit./ A2CNN/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.