Festat e fundvitit, rreth 15 mijë pajisje dekorative të pasigurta ndalohen nga tregu NULL NULL 30.11.2024 19:59 30.11.2024 19:59 Foto ilustruese Rreth 15 mijë copë pajisje dekorative, janë ndaluar nga futja në treg ose janë larguar nga qarkullimi, gjatë procesit të zhdoganimit në pikat kufitare, si dhe tregun e brendshëm, gjatë dy javëve të fundit. Kjo pasi ato janë konstatuar si të papërputhshme me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse të sigurisë. Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer verifikime të ndriçimeve dekorative që përdoren për festat e fundvitit. “Dritat dekorative elektrike që nuk përmbushin standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për goditje elektrike ose zjarr, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruan në komunikatë, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025