Festa e Vitit të Ri nisi nga Ora 7 në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 31.12.2021 08:00 31.12.2021 08:00 Festa e Vitit të Ri nisi që nga ora shtatë e mëngjesit në Klan Kosova. Duke filluar me zërin e ëmbël të motrave Bajrami, super storie, rrëfime të padëgjuara, vende të paprekura, intervista ekskluzive nga veriu i Kosovës e deri në dukatin e Jugut shqiptar, ju presin sot në Ora 7. Kufijtë e kënaqësisë i prekim me sukseset e artistëve kosovarë, të cilët shënuan vitin 2021, që nga filmi ‘Zgjoi’, kori Siperantum dhe 50 vjetori i themelimit të Trupës së Baletit të Kosovës. Në një rrëfim ndryshe, kësaj here kampionet Nora, Distria dhe Majlinda. Ndërsa në një dimension tjetër e sjellim të parin e kryeqytetit, Përparim Rama. Momente qesharake me kamerë të fshehur, derisa ditën e mbyllim me 6 super shpërblime për shikuesit tanë. Gëzuar me Ora 7! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025