Festa e Protesta drejtpërdrejt në Klan Kosova NULL NULL 17.02.2016 09:06 17.02.2016 09:06 Festa për 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të përcillet direkt nga Klan Kosova duke filluar me transmetim nga ora 9:45. Po ashtu edhe protesta e Opozitës së bashkuar në Prishtinë, e cila do të fillojë nga ora 14:00, do të përcjellët ekskluzivisht dhe drejtpërdrejtë nga televizioni i Klan Kosovës. Klan Kosova do të shpërndajë ekipet nëpër të gjitha qytetet kryesore të Kosovës nga ku do të përcjellë nisjen e protestuesve që për destinacion kanë sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë. Në edicionin Special do të paraqiten të gjitha ekipet drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes për të sjellë atmosferën nëpër secilin qytet. Po ashtu, ekipet e gazetarëve të Klanit në Prishtinë qysh nga mëngjesi, bashkë me pamjet nga operatorët, me koment do të njoftojnë për çdo detaj që do të ndodhë. Në të njëjtën kohë në studio do të ketë shumë mysafirë të ftuar, analistë, njohës të çështjeve politike e politikanë, për të komentuar rrjedhën e protestës. Çdo minutë i protestës dhe gjithçka që mund të ndodhë nesër do të transmetohet ekskluzivisht nga televizioni Klan Kosova. Përveç protestës, Klani do të përkujdeset që të sjellë edhe atmosferën e ditës së Pavarësisë së Kosovës nga të gjitha qendrat e kryesore të vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë