Festa e Napolit kthehet në tragjedi, vritet një person e plagosen shtatë të tjerë NULL NULL 05.05.2023 10:03 05.05.2023 10:03 Një person ka mbetur i vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë festës që shpërtheu në Napoli, pasi ekipi fitoi Scudetton pas 33 vitesh. Personi që mbeti i vrarë është një 26-vjeçar, i cili mori plagë nga arma e zjarrit, ndërsa shtatë personat e tjerë u plagosën nga fishekzjarrët, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Festa e gjithë qytetit të Napolit nisi që nga mbrëmja e vazhdoi deri në orët e vona të mëngjesit, ku të paktën 20 mijë njerëz ishin vetëm në sheshin Piazza del Plebiscito. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.