16:30, 14 Mars 2019

Elbasani e priti në shesh Ditën e Verës.

Koncerti i madh i organizuar për të pritur ardhjen e stinës së bukur mbajti mijëra qytetarë në shesh deri në orët e para të mëngjesit.

Parada e karnavaleve çeli festimet e 14 Marsit për të vijuar më pas me demonstrime të disiplinave të ndryshme festive ndërkohë që panairet vazhdojnë të tërheqin vizitorë.

Një tjetër koncert do ta mbajë të ndezur atmosferën deri në orët e mesditës kur elbasanasit dhe miqtë do të festojnë në ambiente familjare apo restorante, shkruan Top Channel.

Moti i ligë nuk e ka favorizuar këtë vit organizimin e piknikëve pasi tradita do që Dita e Verës të festohet në piknik në hijen e ullirit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë