Ferronikeli rikthehet me fitore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferronikeli rikthehet me fitore

NULL NULL
08.05.2015 19:31
Skuadra nga Drenasi arriti fitore me rezultat 3:0 përball Ferizajt, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Golat për Ferronikelin i realizuan Xhevdet Shabani, Mendorim Olluri dhe Lapidar Lladrovci.

Paraqitja e sotme ishte shumë bindëse, pas disfatës së javës së kaluar kur u mposht nga Drita në Gjilan, me rezultat 0:1.

Pas kësaj fitoreje, Ferronikeli pozicionohet në pozitën e parë me 54 pikë në Raiffaisen Superligë.

Diferencën e ka ngritur për 4 pikë ndaj përcjellësit të parë, ekipit të Besës, që të shtunën e zhvillon ndeshjen kundër Kosovës së Vushtrrisë.