14:39, 30 Nëntor 2019

Në Brazil do të mbahet nesër gara e fundit sezonale e Formulës 1, por një lajm i bujshëm ca tërhequr vëmendjen në sportin e shpejtësisë.

Kështu sipas raportimeve të mediave italiane, skuadra e Ferrarit ka nisur nga puna për të bindur 6 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton, që të transferohet te “kokëkuqja” duke nisur nga sezoni 2021.

Hamilton ka një kontratë të vlefshme deri më 2020-ën me Mercedes dhe deri tani nuk ka rinovuar, ndërsa sipas “Gazetta Dello Sport”, ka takuar edhe presidentin e Ferrarit, John Elkan, për të çuar para negociatat.

Edhe shefi i skuadrës italiane, Mattia Binotto ka pranuar se e bën të lumtur fakti që Hamilton është i disponueshëm nga viti 2021 dhe se mund t’i bashkohet Ferrarit, por pranon se është ende herët për të folur./supersport.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë