Ferrari feston 90 vjet; Sf 90 me 1 mijë kuajfuqi dhe çmim 600 mijë euro (FOTO+VIDEO) NULL NULL 30.05.2019 20:33 30.05.2019 20:33 Nga Formula 1, drejtpërdrejt në rrugët urbane. Ferrari sapo ka prezantuar modelin “SF90”, i pari automjet hibrid në historinë e makinës që u zbulua nga Enzo Ferrari dhe që prodhohet në seri. Me të njëjtën teknologji të përdorur edhe nga Vettel dhe Leclerc në garat e Formulës 1 ka lindur modeli që kremton 90-vjetorin e skuderisë italiane me seli në Maranello. Modeli hibrid rrugor ka një motor prej tetë cilindrash në formë V, 90 gradë, dhe tre propulsorë, dy të përparëm dhe një të pasëm. Fuqia maksimale mbërrin deri në 1 mijë kuaj fuqi, një rekord ky për një automjet ekstrem rrugor. Çmimi ndërkohë mbetet “top secret”, edhe pse disa vlerësues e çojnë atë në rreth 600 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024