Ferrarese: Mos u joshni nga propaganda - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferrarese: Mos u joshni nga propaganda

NULL NULL
02/06/2015
Ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese me rastin e shënimit të 2 qershorit festës së Republikës së Italisë ka thënë se Kosova duhet të mbajë traditën e saj të maturisë, hapjes dhe mutikulturalizmit pa u joshur nga propaganda që vjen nga jashtë.

Ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese me rastin e shënimit të 2 qershorit festës së Republikës së Italisë  duke  shkruar për historinë e kësaj dite ka kujtuar edhe pjesëmarrjen e vendit të tij në koalicionin ndërkombëtar që ka mbështetur çlirimin e Kosovës si dhe rrugëtimin  drejt pavarësisë.

” Italia është një ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në shkurt të vitit 2008 dhe ka lidhur marrëdhënie diplomatike.” tha diplomati italian

Ferrarese tha më tej se populli italian ushqen ndjenja të një miqësie të thellë ndaj kosovarëve dhe vendit tonë.

“Në fund, dua t’i kushtoj disa fjalë rëndësisë që Kosova të mbajë traditën e saj të maturisë, hapjes dhe mutikulturalizmit pa u joshur nga propaganda që vjen nga jashtë Kosovës e që nuk është pjesë e traditave të saj dhe që nxitë intolerancë, ekstremizëm fetar e në rastet më ekstreme nxit terrorizëm e që janë ndjenja të huaja për njerëzit tuaj” theksoi më tej zyrtari italian.