Lajmet e fundit

Sot janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, ku fitoreve iu gëzuan Malisheva dhe Feronikeli.
Në sfidën kryesore të ditës, Malisheva arriti një fitore tejet të rëndësishme përballë Ballkanit me rezultat 2:1, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë tripikësh të madh, Malisheva vazhdon formën e mirë dhe ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me gjithsej 16 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Ballkanit pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara.
Fitore me peshë regjistroi edhe Feronikeli, të cilët mposhtën Vushtrrinë me rezultat të pastër 3:1.
Ky sukses i dytë i sezonit e çon skuadrën nga Drenasi në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur në pozitën e tetë.
Ndërkaq, kriza për Vushtrrinë vazhdon, skuadra vushtrriase mbetet në fundin e tabelës pa asnjë pikë të arkëtuar deri më tani.