22:42, 16 Korrik 2019

Nuk ia dolën kësaj here.

Feronikeli nuk është në fazën e dytë të kualifikimeve në Champions.

Edhe pse kishin rezultat të favorshëm nga takimi i parë nuk arritën ta mbanin.

Kampioni i Kosovës pësoi nga uellsianët e TNS në Fadil Vokrri me rezultat 1 me 0.

Nikli kishte raste të shumta gjatë takimit, sidomos gjatë pjesës së parë, por pa arritur që të ndryshojnë shifrat.

Feronikeli ishte në kërkim të golit të epërsisë edhe në pjesën e dytë.

Por ndodhi e kundërta.

Mysafirët shënuan të parët në minutën e 67-të nëpërmjet Dean Ebbe që realizoi me kokë.

Ky gol ia pamundësoi kosovarëve kalimin tutje në Champions League.

Edhe pse humbën endërra e Feronikelit nuk u shua.

Ekipi i drejtuar nga Zekirja Ramadani do ta ketë mundësinë, për të garuar në fazën kualifikuese të Evropa League.

Konkurs Pune

Lexo më shumë