Feronikeli-Gjilani “ndez” Superligën, Dukagjini-Vushtria përplasje mbijetese NULL NULL 18.10.2019 10:05 18.10.2019 10:05 Java e 10-të e IPKO Superligës së Kosovës nis që këtë të premte me tri ndeshjet e para (ora 14:00), ndër të cilat spikat përballja në “Rexhep Rexhepi” mes Feronikelit dhe Gjilanit, dy skuadra që klasifikohen në pjesën e sipërme të renditjes dhe kanë objektiva madhorë në këtë sezon. Kampionët në fuqi, në fakt, kanë zhgënjyer në dy takimet e fundit, duke humbur 1-2 në shtëpi me Llapin dhe barazuar 1-1 si mysafir me Trepçen ’89. Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve i ka dhënë më shumë kohë stafit teknik për të rregulluar problemet që janë shfaqur së fundmi. Gjilani llogaritet prej skuadrave pretendente për titull, njëjtë si Feronikeli. Gjilani ka fituar dy ndeshjet e fundit, ndërsa në xhiron e shtatë humbi derbin nga Dritën. Më pas fitoi 4-1 në udhëtim ndaj Flamurtarit dhe 1-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit. Dukagjini-Vushtrria është një tjetër takim interesant i orës 14:00, pasi përplasen dy ekipet e fundtabelës, të cilat kërkojnë rrugëdaljen për t’iu larguar zonës së ftohtë. Pas një fillimi tepër zhgënjyer, skuadra nga Klina u zgjua me fitoren 1-0 ndaj Trepçës 89’. Shenja pozitive dha edhe në humbjen minimale me Gjilanin si mysafir. Llapi-Trepça ’89 është takimi i tretë dhe i fundit i kësaj të premteje e që do të zhvillohet në Podujevë. Humbja e papritur 2-4 ndaj Ferizajt vazhdon “të djegë” në kampin llapjan, gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Batatina ka forca për të reaguar dhe për të mos e humbur kontaktin me kreun./supersport *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days