Feronikeli ’74 tërhiqet nga garat e Superligës NULL NULL 31.10.2024 15:42 31.10.2024 15:42 Feronikeli 74 dhe Malisheva Klubi i futbollit Feronikeli ’74 ka njoftuar se zyrtarisht është tërhequr nga garat e Superligës. Në njoftim e skuadrës nga Drenasi shprehet një pakënaqësi e madhe me mënyrën e referimit. “Prej kohësh kemi garuar me përkushtim dhe dinjitet, duke promovuar një futboll të pastër në Superligën e Kosovës. Pavarësisht pengesave dhe padrejtësive të shumta nga referët, besuam në zhvillimin fair play të sportit dhe në integritetin e FFK-së. Kjo, ndoshta, ishte gabimi ynë më i madh. Sot, pas përpjekjeve të shumta për të kërkuar drejtësi, pohojmë qartë: “Mjaft është mjaft!””. “Humbëm pikë, por kurrë nuk u ndjemë humbës në fushë. Për ne, humbësi i vërtetë ishte referi kryesor, i cili shndërroi ndeshjet në një padrejtësi të rëndë. Përmes këtij vendimi publik, njoftojmë tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky vendim është marrë pas analizave të shumta dhe përpjekjeve tona për të sjellë drejtësi, por, për fat të keq, kemi mbetur pa asnjë opsion tjetër”. Tutje në njoftim, ftohet edhe prokuroria të nisë hetimet lidhur me këto zhvillime. “Në këto rrethana, bordi së bashku me Presidentin tërhiqen nga klubi. Për të gjithë ne, Feronikeli 74 do të mbetet gjithmonë klubi i zemrës, por, në një ligë që nuk i respekton parimet e drejtësisë, ne nuk do të garojmë më”, thuhet ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Zhegrova sërish lë gjurmë në Champions, "Zonja e vjetër" s'e mposht Lille-in 19 orë më parë
Futboll Ultrasit e Spartës shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb, burim i problemit dyshohet se është Birmançeviqi 3 days