Fero ndahet me “On Records” (FOTO) NULL NULL 21.08.2019 17:41 21.08.2019 17:41 Fero është larguar nga “On Records”. Reperi i njohur e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në Instagram, ku ka sqaruar se shkëputja është bërë në mënyrë miqësore dhe se tani e tutje do të vazhdojë të funksionojë si artist i pavarur. “Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin dhe nuk jam pjes e “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme”, ka shkruar ai duke ia bashkangjitur postimit edhe një fotografi të tij me menaxherin e deritanishëm, Met Elshani. https://www.instagram.com/p/BxmPIG0nOQ-/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.