“Fero më befasoi”, Ismet Munishi flet për prapaskenat e ‘Lojës së Yjeve’ (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 11:51 14.06.2025 11:51 Në “Weekend” në Klan Kosova, trajneri Ismet Munishi ka komentuar ndeshjen e bamirësisë “Loja e Yjeve”, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Munishi tregoi se cili prej VIP-ave që morën pjesë luajti futboll më së miri. Në krye të listës e vendosi emrin e rep-artistit, Fero, vijuar me Meriton Mjekiqin, dhe Dj Dagz e PM. “Më ka befasu me të thënë të drejtën, Fero kish talent për futboll, për zotin më ka befasu, kish talent për futboll, Meriton Mjekiqi, Dj Dagz dhe PM”, tha Munishi, transmeton Klankosova.tv Ai bëri të ditur se edhe me kë ishte i pakënaqur në lojë, por për ta zbuluar ndiqeni videon në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025