Fero intervistohet dhe ndalohet për 48 orë nga policia - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fero intervistohet dhe ndalohet për 48 orë nga policia

NULL NULL
25.07.2022 16:50

Rep-artisti Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, është ndaluar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale, sulm ndaj një personi.

Këtë e bënë të ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pas njoftimit nga mediat për një video incizim ku reperi shihej duke sulmuar një person tjetër në një automjet, përcjell Klankosova.tv.

”Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, Fero është ndaluar për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.