Fermerët në Skenderaj dyshohet se i shitën grantet (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 24.05.2023 22:56 nga Kiks Kosova 24.05.2023 22:56 Për të verifikuar nëse ka pasur keqpërdorime të granteve nga përfituesit, ekipi i emisionit Kiks Kosova doli në terren. I shoqëruar nga një zyrtar komunal, ekipi shkoi në shtëpitë e disa prej këtyre fermerëve për të parë nëse i kanë ende apo i kanë shitur frezat dhe mëshqerrat që përfituan nga Organizata “Islamic Relief Kosova” dhe Komuna e Skenderajt. Tre nga katër përfituesit në shtëpitë e të cilëve shkoi Kiksi nuk i kanë më grantet që i morën muaj më parë. Gazetarja: Jam gazetare prej Klan Kosovës. A e keni ende apo e keni shitë frezën? Qytetari: “Po more, veç se hala se kemi shti në punë. U pas kry sezona e arave, hala s’e kemi nxjerrë, nuk është këtu (Miniri), që doni me shku me konfirmu qaty është freza, e kam vendos në garazh”. Gazetarja: Kur e keni marrë në 2021 a 2022? Qytetari: “Qitash, qitash, që 2-3 muaj”. Por, marrëveshjes me organizatën e komunën nuk iu përmbajt fermeri Shaip Hamza, i cili e shiti frezën qysh në ditën e parë që e mori, pa e dërguar fare në shtëpi. Këtë ai thotë se e bëri për ta blerë një më të madhe. Gazetarja: Kjo është freza, kur e keni marrë, në 2020 apo 2021? Qytetari: “Vjeshtë 2022, na e ka dhënë Komuna e Skenderajt, i ka shkep 80 copa, mua ma ka dëanë komuna një frezë. Nejse, mu jo, po vllaut ma të vogël, e kena rritë e kena bo më të madhe, e kena ndërru. Nuk e kena pru te shtëpia hiç, e kena marrë më të madhe. Na e kena ba veç pak ma të madhe. E kom ndërru në një dyqan ku u kanë aty. I kam dhanë 300 euro, e kem marrë më të madhe”. Grantin që e përfitoi nuk e ka më as fermeri Gani Ali. Nga familja Aliu i thanë ekipit të emisionit se mëshqerra që përfituan ka ngordhur. Gazetarja: Jemi prej Klan Kosovës, me lejen e Komunës, kemi ardh. D.m.th., Gani Aliu e ka pas marrë një lopë. E bija e tij: “Jo, lopa ka pasë cofë. Kena marrë mjekë për lopë, po sen, 6veç shpenzime. Po, fillim janë kanë prej komunës dhe organizatës, u kanë mirë, mirëpo u smu, se dinim as na çka ka”. Mëshqerra që u dha si grant nuk gjendej as në shtëpinë e Sali Aliut. Kiks Kosova ka vizituar shtëpinë e tij por fqinjët e tij i kanë thënë ekipit të emisionit se ai është shpërngulur në Prishtinë që nga tetori i 2022-ës. Kiksi ka provuar të marrë një përgjigje nga fermeri përmes telefonit, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të emisionit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.