Ferizaj shkatërron shkollat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj shkatërron shkollat

NULL NULL
21.04.2015 16:20

Forumi Politik i të Rinjëve pas vizitave në terren dhe njoftimeve nga qytetarët, prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë  të investimeve në shkollat e Komunës së Ferizajt.

Këto probleme janë evidente me theks të veçantë në shkollën fillore mesme e ulët “Gjon Serreçi” dhe në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” , kjo e fundit para pak kohësh ka përfituar një donacion nga Komisioni Europian për rregullimin e terrenit sportiv në oborrin e kësaj shkolle.

Dera e demtuar - Ferizaj

Investimet e kryera nga pushteti lokal dhe qendror, por edhe nga donatorë të jashtëm dhe vendor janë në gjendje të rëndë, saktësisht në masë të madhe të dëmtuara dhe deri më tash Drejtoria Komunale e Arsimit këtë gjë e ka përmbyllur vetëm me arkivim të gjendjes.

Poashtu problematik është edhe fakti i hyrjes së paautorizuar i personave brenda objektit shkollore si dhe automjeteve të palejuara për t’u futur në oborrin e shkollës. Kjo paraqet një potencial për cenimin e sigurisë së nxënësve, shto kësaj edhe rastin e fundit të dëmtimeve të inventarëve në shkollën fillore-mesme e ulët “Gjon Serreçi” në prag të përfundimit të vitit shkollor.